Me aktivitete të shumta institucionale, sot tërë Kosova ka festuar 25-vjetorin e çlirimit nga okupimi i Serbisë, ndërsa në nderim të kësaj dite po mbahen aktivitete të shumta. Në mesditë u mbajt ceremonia kryesore, ae parakalimit të njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Policisë së Kosovës. Kryetarja, Vjosa Osmani, para parakalimit të këtyre njësive deklaroi se 12 qershori është një nga ditët më domethënëse për shtetësinë e Kosovës. Në këtë luftë, UÇK ishte shtylla jonë më e rëndësishme e shpresës. Lufta e tyre nuk ishte vetëm për tokën por për vet shpirtin e Kosovës. Guximi i UÇK është një histori heroizmi që do të tregohet brez pas brezi. Ne u detyrohemi atyre me një mirënjohje”, tha ajo. Në ceremoninë me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të pranishëm janë edhe miq të Kosovës, si Villiam Valker, George Robertson, Stipe Mesiq e shumë të tjerë. Në parakalimin e njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Policisë së Kosovës, janë ekspozuar sisteme armatimi që deri tash nuk janë parë nga publiku.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …