Komuna e Skenderajt, nën patronatin e kryetarit Bekim Jashari, nga sot fillon shënimin e festave të nëntorit, duke u nisur nga organizimi i homazhe për dëshmorin, Halit Geci në Llaushë, për të vazhduar me pas me përurime të projekteve kapitale, hapjen e ekspozitës me punime në origami dhe përmbylljen e ditës së sotme me hapjen e Festivalit Tradicional “Rapsodia Shqiptare, ku do të përformojnë rapsod dhe grupe të shumta rapsodike. Shënimi i 27 Nëntorit të daljes publike të UÇK-së, fillon me përurimin e projekteve në fushën e sportit të realizuara nga Komuna e Skenderajt, dorëzimin e çelsave të shtëpive të ndërtuara në bashkëfinancim me shoqatën “Jetimat e Ballkanit” si dhe me mbajtjen e natës së dytë të festivalit Rapsodia Shqiptare. 28 Nëntorin e festës së flamurit, shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditëlindjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari, do ta fillojmë me nderime tek shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari në Skenderaj, për të vazhduar me pas me homazhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prakaz dhe në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë, me aktivitete tjera kulturore e sportive si dhe përmbylljen me natën finale të festivalit tradicional Rapsodia Shqiptare.
Kontrolloni gjithashtu
Arrestohet një i dyshuar për dhënie ryshfeti
Më 8 nëntor 2024, zyrtarët e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë, gjatë një …