Aktivitete të shumta përkujtimore në shënim të 28 Nëntorit, në Skenderaj

Me aktivitete të shumta përkujtimore ka nisur sot kremta e 28 Nëntorit në Skenderaj, që ngërthen në vete ngjarje të rëndësishme të kombit shqiptar, që iu prinë  kryetrimi i kombit Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, ngritja e flamurit në Vlorë nga Ismail Qemali, ditëlindja e kryekomandantit legjendar Adem Jashari dhe dalja publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në nderim të kësaj dite të bekuar për popullin shqiptar, në orët e mëngjesit është ngritur flamuri ynë kombëtar te Sahat Kulla, në praninë e kryetarit të Komunës, Fadil Nura, nënkryetarit gjeneral Sami Lushtaku, drejtorët komunalë, asamblistë, ish-komandantë të UÇK-së, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, udhëheqës të institucioneve publike dhe qytetarë. Në mënyrë të organizuar, delegacioni ka bërë homazhe në Kompleksin Përkujtimor “Adem Jashari” në Prekaz, më pas edhe në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë. Po sot, në fshatin Llaushë, është bërë zbulimi i pllakave përkujtimore në dy objekte, prona të Haxhi Gecit e Islam Lanit, që kanë shërbyer gjatë luftës çlirimtare të popullit shqiptar të Kosovës, në të cilat trimat e UÇK-së janë përgatitur dhe kanë kryer aktivitet luftarak çlirimtar. Në kuadër të festave të nëntorit, është zhvilluar edhe aktiviteti fizik “Vrapimi i Nëntorit” 28 kilometra, ku janë ndarë edhe çmimet dhe mirënjohjet për vrapuesit më të shpejtë.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …