Recak

Me aktivitete tematike e përkujtimore përkujtohet 21-vjetori i Masakrës së Reçakut

Në shënim dhe përkujtim  të 21-vjetorit të  Masakrës së Reçakut, nesër nga ora 9:00 deri në orën 10:30 do të organizohen homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Reçak, pastaj nga ora 11:00  deri në orën 11:45 do të mbahet Akademia përkujtimore në Shtëpinë e Kulturës, në Shtime, ku do të marrin pjesë personalitete të nivelit qendror dhe komunal. 21 vjet më parë forcat policore e ushtarake serbe kishin rrethuar popullatën civile në Reçak dhe gjatë ndërhyrjes kishin rënë nëntë luftëtarët të UÇK-së, në mbrojtje të popullatës civile. Më pas ushtarët e policët serbë kishin vrarë e masakruare 45 banorë të fshatit në mesin e tyre edhe gra, fëmijë dhe burra të moshuar.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …