Me ceremoni ushtarake në fshatin Strellc i Ulët u rivarroset 5 Dëshmor të këtij fshati në një Kompleks të Përbashkët

Në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Fshatin Strellc i Ulët i komunës së Deçanit, me ceremoni ushtarake, në prani të familjarëve, bashkëluftëtareve, Kryetarit të Komunës së Deçanit z.Bashkim Ramosaj, nënkryetarit z.Sami Cacaj, Kolonel Abdyl Mushkolaj, veteran e invalid të luftës së UÇK-së, asamblistëve dhe zyrtar komunal, sot u bë rivarrimi i eshtrave të Dëshmorëve të Kombit: Blerim (Avdi) Balaj, Ukë(Ramë) Qelaj, Rexhe (Ali) Zeqaj, Mehmet (Ukë) Qelaj dhe Cane (Mehmet) Çelaj në fshatin Strellc i Ulët. Dëshmorët që ne sot po i rivarrosim në një Kompleks të përbashkët në vendlindjen e tyre ishin shembulli më i mirë i vendosmërisë e guximit për ta mbrojtur vendin. Andaj në këtë ditë të rivarrimit të eshtrave të Dëshmoreve të Kombit, krahas dhimbjes për humbjen e bashkëluftëtareve tanë, ndihem krenarë me luftën e tyre të shenjtë për çlirimin e Kosovës nga okupatori serb” u tha sot në këtë ceremoni. Lavdi e përjetshme për Dëshmorët e Kombit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …