Në një komunikatë të Gjykatës Speciale, thuhet se kryetarja, Ekaterina Trendafilova dhe administratorja e saj Fidelma Donlon do ta vizitojnë Kosovën me 7 shtator të këtij viti. Trendafilova dhe Donlon do të flasin për mandatin, punën dhe zhvillimet e fundit në Gjykatë. Takimi, sipas komunikatës, shënon fillimin e një angazhimi të shtuar të kryetares dhe të administratores në veprimtaritë e komunikimit dhe ndërgjegjësimit të Gjykatës.
Duke pasur parasysh rregulloret e shëndetit dhe të sigurisë si rezultat i pandemisë globale, kryetarja dhe administratorja po shfrytëzojnë mundësinë e parë për të udhëtuar në Prishtinë për t’u takuar me shoqërinë civile dhe të tjerët”, thuhet në komunikatë.
Se cilët janë këta të tjerët, me të cilët do të bisedojë zonja Trendafilova, nuk është bërë e ditur për opinion. Po kështu nuk dihet se cila OJQ, me përfaqësues shqiptarë, apo serbë, në Prishtinë, do ta mirëpres zonjën Trendafilova dhe cila do të jetë tema e takimet dhe bisedimeve të mundshme me kryetaren e Gjykatës Speciale e cila po i mban padrejtësisht në arrest, duke i akuzuar për krime lufte, disa nga krerët kryesorë të luftës së UÇK-së. Zonja Trendafilove me siguri e di se ka në Kosovë edhe përkrahës së saj, të cilët mbase edhe do ta mirëpresin dhe do të vazhdojnë të bashkëpunojnë me të, por emrat e tyre nuk do të publikohen. Po ashtu ajo e di edhe faktin tjetër se nuk është, as do të jetë kurrë e mirëpritur nga shqiptarët liridashës të Kosovës e më gjerë. (RKL)