Më datën 6 qershor 2019 në Deçan protestohet për të kërkuar nga Manastiri i Deçanit zgjidhjen e kontekstit më komunën

Më datën 6 qershor 2019 në Deçan protestohet për të kërkuar nga Manastiri i Deçanit zgjidhjen e kontekstit më komunën

Më datën 6 qershor 2019 në Deçan protestohet për të kërkuar nga Manastiri i Deçanit që kontekstin më komunën ta përfundojë në të mirë të dy palëve. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i komunës, Bashkim Ramosaj pas mbajtjes së mbledhjes së jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal. “Pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal, e mbajtur dje, dhe deklaratës së përbashkët të të gjitha subjekteve politike, sot me iniciativën e të gjitha subjekteve politike, Komunës së Deçanit dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile në Deçan. Të shqetësuar me zhvillimet e fundit, rreth kontestit në mes të Komunës së Deçanit dhe Manastirit të Deçanit, u dakorduam që me dt. 6 qershor 2019, në ora 12:00, të organizohet protestë paqësore, ku objektiv kryesore do të jetë ftesa dhe kërkesa për Manastirin e Deçanit, që ky kontest të përfundoj në të mirë të dy palëve. Një zgjidhje e përbashkët e cila do të bënte që të ndihej mirë edhe Manastiri i Deçanit dhe Qytetarët e Deçanit”, ka shkruar Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …