Po vazhdojnë punimet sipas dinamikave të parapara të Kanalit të ujitjes “ Vija e Gështenjës”. Gjatë inspektimit të punimeve është pa një dinamik e shtuar për të finalizuar këtë projekt jetik për banorët e komunë së Deçanit të cilët kanë problem me ujitjen e tokave bujqësore. Përfundimi i këtij kanali të ujitjes zgjidhë problemin një herë e përgjithmonë për banorët e fshatrave: Lëbushë, Isniq, Strellc i Epërm dhe Strellc i Ulët!
Ky projekt është bashkëfinancim i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Komunës së Deçanit, ndërsa menaxhimin e këtij projekti e ka kompania regjionale “Hidro Drini”.