Për nder të Ditës së Dëshmorëve të Hanit të Elezit me datën 29 gusht 2019 në orën 18:00 në oborrin e komunës së Hanit të Elezit bëhet shpalosja e pllakës përkujtimore për të gjithë dëshmorët dhe viktimat civile të luftës. Në këtë manifestim bëhet ndarja e dekoratave “Hero i Kosovës” nga kryetari Thaçi për tetë dëshmorët e UÇK-së nga kjo komunë.
Në orën 14:00 shpaloset pllaka përkujtimore për dëshmorët Gafurr dhe Driton Loku.
Në orën 15:00 shpaloset pllaka për dëshmorin Xhemsedin Suma në vendin e rënies tek “Maja e Shullanit” në Puset e Nikës.
Në orën 16:00 shpaloset pllaka përkujtimore për dëshmorin Nuri Bushi në vendin e rënies “Kodra e Faslisë” në Puset e Nikës.
Në orën 17:00 homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve në Puset e Nikës.
Në orën 18:00 mbahet manifestimi qendror do të mbahet në parkun e Komunës ku do të bëhet ndarja e dekoratave presidenciale.