Njoftohen familjarët e dëshmorëve, martirëve, të të zhdukurve, çlirimtarët, invalidët, veteranët, të plagosurit, të burgosur politikë dhe gjithë ata që i kanë mbijetuar nga masakra e Krushës, se edhe këtë vit nuk do të këtë tubim përkujtimor për shkak të pandemisë botërore Covid -19. Lusim gjithë familjarët që t’u përmbahen udhëzimeve të IKSHPK-së gjatë homazheve në Kompleksin Memorial në Krushë të Madhe. Lavdi gjithë dëshmorëve dhe martirëve të rënë në Krushë të Madhe! Agjenda: Më 25 mars, dhurimi i gjakut – në QMF “Dr. Fahredin Hoti” me moton “Gjaku i lirisë”. Më 26 mars, homazhe në Kompleksin Memorial – thuhet në njoftimin e kryetarit të Këshillit të fshatit Krushë e Madhe, Selami Hoti.
Kontrolloni gjithashtu
Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela
Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …