leoni

Me homazhe Dëshmorëve të Kombit dhe ngjarje kulturore, Ferizaj shënon 14 vjetorin e Pavarësisë

Lum qytetarësh morën pjesë në homazhet tek Memoriali i Varrezave të Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së në Ferizaj, prirë nga Kryetari i Komunës, Agim Aliu, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, drejtues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, familje dëshmorësh, duke përkujtuar e u përkulur para sakrificës së Dëshmorëve të Kombit për lirinë e Kosovës.

Buqeta e kurora lulesh u vendosën në varret e Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së në Ferizaj, në nderim të heroizmit, sakrificës sublime, lavdisë së veprës dhe jetës së dëshmorëve për lirinë e Kosovës.

Përveç homazheve tek Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së në Ferizaj, 14 vjetori i Pavarësisë së Kosovës në Ferizaj shënohet edhe me një varg aktivitetesh tjera kulturore si aktiviteti letrar i organizuar nga KL “De Rada”, koncerti me grupet e fëmijëve në Teatrin e Qytetit, si dhe Koncerti Festiv me Korin e Qytetit – Okteti dhe Grupin e Mandolinistëve “Nostalgjikët” po ashtu në Teatrin e Qytetit.

Mund të jetë një imazh i 11 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë organizon tryezë diskutimi për aktivizimin kundër dhunës ndaj gruas

Komuna e Vitisë, përmes zyrës së kryetarit dhe Zyrës për Barazi Gjinore, ka mbajtur sot …