Me homazhe në Kompleksin Përkujtimor “Adem Jashari” në Prekaz, është kujtuar 24 vjetori i sulmit të dytë mbi familjen Jashari

Me homazhe në Kompleksin Përkujtimor “Adem Jashari” në Prekaz, është kujtuar 24 vjetori i sulmit të dytë mbi familjen Jashari, në një ceremoni institucionale në të cilën kanë marrë pjesë kryetarët e komunave Skenderaj dhe Drenas, respektivisht Fadil Nura e Ramiz Lladrofci, drejtorët komunalë nga të dy komunat, përfaqësues të Shoqatave të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bashkëluftëtarë të Adem Jasharit, asamblistë dhe qytetarë.
Me këtë rast, është shprehur mirënjohje e lartë për sakrificën e familjes së Adem Jasharit dhe trimave tjerë dëshmorë, që flijuan jetën e tyre për të ardhmen e ndritur të vendit tonë të përbashkët!
Lavdi dëshmorëve të kombit!

Kontrolloni gjithashtu

Themelohet Zyra për Ndihmë Juridike Falas në Komunën e Rahoveci

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, të premtën mori pjesë në tryezën për …