leoni

Me homazhe të varrezat e dëshmorëve u nderua jeta dhe vepra e dëshmori Nijazi Azemi- Komandant Mjekra

Në përvjetorin e rënies së dëshmorit të kombit Nijazi Azemi-komandant Mjekra, Institucionet komunale të Vitisë në krye me zëvendëskryetarin, Hasan Aliu dhe përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, përfaqësues nga Lugine e Preshevës dhe veteran të luftës së UÇPMB-së, policisë së Kosovës, subjekteve politike, deputetë të Republikës së Kosovës dhe të tjerë, kanë bërë homazhe dhe kanë vënë kurora lulesh tek varri i dëshmorit. Përndryshe për 3 ditë rresht, në komunën e Vitisë janë zhvilluar aktivitete të shumta kulturore e sportive në kuadër të Manifestimit “Flakadani i Karadakut 2023 ”, i cili manifestim do të përmbyllet sonte me natën finale të Festivalit gjithëkombëtar të këngës dhe valles shqipe. Gjithashtu sot do të mbahen edhe garat regjionale të recituesve.

May be an image of 9 people, people standing, monument and outdoors

Kontrolloni gjithashtu

Teuta Shala: IH “Ali Hadri”, është ribotuar Katalogu i botimeve të këtij institucioni

Në prag të 58-vjetorit të themelimit të Institutit të Historisë “Ali Hadri”, është ribotuar Katalogu …