Me homazhe të varri i tij në Memorialin e Dëshmorëve në Marinë, është përkujtuar rënia heroike e dëshmorit Beqir Meha

Me homazhe të varri i tij në Memorialin e Dëshmorëve në Marinë, është përkujtuar rënia heroike e dëshmorit Beqir Meha. Me këtë rast, kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura që shoqërohej nga nënkryetari Sami Lushtaku, drejtorët komunalë, anëtarët e Kuvendit, shoqatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe qytetarë, ka vendos buqetë me lule të freskëta te varri i dëshmorit, në nderim të jetës dhe sakrificës së Beqir Mehës. Me 25 mars të vitit 1999, Beqir Meha ra heroikisht në fshatin Qubrel të Skenderajt, dhe ishte ndër luftëtarët e hershëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi me ekspertë të fushës së hotelerisë ka diskutuar për të ardhmen e hotelit në Sheshin Qendror të Rahovecit

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi me bashkëpunëtorë ka realizuar një takim me …