Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, është liruar nga detyra. Ky vendim ka ardhur pasi lideri i AKR-së, Behxhet Pacolli, ka kërkuar që Gashin ta zëvendësojë me një emër tjetër nga AKR-ja. Burime brenda zyrës së kryeministrit kanë bërë me dije se Bejtush Gashi është liruar nga postimi i ministrit të Punëve të Brendshme me kërkesë të partnerit të koalicionit, AKR-së.
