Me kërkesë të kryeministrit, Albin Kurti, sot mbahet takimi i Këshillit të Sigurisë të Kosovës. Mbledhja është paraparë të mbahet gjatë para ditës së sotme por nuk janë dhënë detaje për çështjet për të cilat do të diskutohet. “Duke pasur parasysh se javët në vijim është e domosdoshme që gjithçka të shkojë mirë me procesin e shndërrimit të targave të automjeteve dhe në çdo vendkalim kufitar gjithçka të shkojë mirë sa i përket efikasitetit të dokumenteve të cilat do të lëshohen për qytetarët që vijnë nga Serbia në Kosovë e kemi një mbledhje të Këshillit të Sigurisë ku do t’i diskutojmë me krerët e organeve dhe agjencive të ndryshme shtetërore dhe me disa prej ministrave çështjet të cilat do të mund të shfaqin e që duhet ti kemi parasysh” ka deklaruar dje mes tjerash kryeministri, Albin Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …