Më kërkesë të SBASHK-ut fillimi i vitit të ri shkollor 2020-2021 është shtyrë për 14 shtator për shkak të pandemisë

Më kërkesë të SBASHK-ut fillimi i vitit të ri shkollor 2020-2021 është shtyrë për 14 shtator për shkak të pandemisë

Fillimi i vitit të ri shkollor 2020-2021 është shtyrë për 14 shtator, për shkak të situatës me COVID-19 në vend. Kjo u bë e ditur pas takimit të ministrit të Arsimit, Ramë Likaj, bashkë me SBASHK-un, IKSHPK-në dhe përfaqësues të MSH-së. Vendimi është marrë pas kërkesës së Sindikatës së Arsimit që të shtyhet ky proces për shkak se shkollat nuk kanë arritur të përgatiten. Në dakordim theksohet se fillimi i vitit të ri shkollor më 14 shtator do të vijojë sipas vendimit të Ministrisë së Arsimit për fillimin e mësimit, Master Planit të MASH-së dhe Udhëzuesve përkatës të miratuar nga Qeveria. Sipas vendimit, shtyrja e fillimit të vitit shkollor bëhet me qëllim të sigurimit të kushteve të sigurta për fëmijët, mësimdhënësit dhe prindërit: distanca, bartja e maskës dhe pastërtia. “Po ashtu kjo do të sigurojë një mobilizim më të madh të përgjithshëm në përballje me pandeminë në Kosovë”, theksohet tutje në këtë vendim.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …