Krasniqi: Prokuroria e Dhomave të Specializuara, shpirtin e bazamentin e Kosovës, UÇK-në, po e quan ndërmarrje kriminale?!

Me kriminelë qeveritarë si Ivica Daçiqi në Serbi nuk ka paqe në Ballkan, thotë ish zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi

Zëdhënësi i UÇK-së gjatë luftës,  Jakup Krasniqi, ka thënë se me kriminelët zyrtarë të Serbisë  si Daçiqi nuk ka paqe në Ballkan. Ai ka thënë se amnistia e tolerimi i këtyre njerëzve do të thotë mungesë të paqes, të lirisë, të perspektivës e të mirëkuptimit në Ballkan. Këta kriminelë nuk njohin gjuhë e komunikim njerëzor! Prandaj, shpërbërja e ish Federatës Jugosllave është bërë me gjakderdhje të shumta. Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq paska thënë se “Kosova është një pikë qendrore e paqëndrueshmërisë në të gjithë Ballkanin. Kushdo tjetër në Evropën Juglindore po ta thoshte ketë që po e thotë Daçiq, me të drejtë njeriu do të pyeste: Njeriu që i ka shqiptuar këto fjalë a është normal? Po kush nuk e di se ku është “qendra e paqëndrueshmërisë në Ballkan kur kjo thuhet nga bashkëpunëtori dhe pionieri i Milosheviqit, Ivica Daçiq. Për çmendurinë e tij nuk besoj që dyshon ndonjë njeri normal që ecën vertikalisht në ketë pjesë të Evropës, ka shkruar mes tjerash, Jakup Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …