Më kryesimin e Këshillit të Evropës nga Gjermania rriten shpresat për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës

Më kryesimin e Këshillit të Evropës nga Gjermania rriten shpresat për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës

Gjermania ka rikonfirmuar se pozicioni i saj për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës mbetet i pandryshuar. Zyrtarë të Qeverisë së saj kanë thënë se do të vazhdojnë ta mbështesin liberalizimin, përfshirë edhe në periudhën 1 korrik – 31 dhjetor të këtij viti, kur ky shtet e drejton Këshillin e Evropës. Por pengesë, sipas njohësve të integrimeve, mund të jenë Franca dhe disa nga vendet skandinave, Kosova shpreson që pritjes gati 10-vjeçare për liberalizimin e vizave t’i vijë fundi gjatë pjesës së dytë të këtij viti. Mbështetja e Gjermanisë në këtë proces vlerësohet me shumë peshë, për më tepër që ky shtet nga 1 korriku merr kryesimin e Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …