Me mbjelljen e 60 drunjve të rinj filloi fushata “Bëhu mik i Prishtinës”

Drejtoresha në Drejtorinë e Pyjeve në komunën e Prishtinës Fatime Hajdari, ka bërë të ditur se, me mbjelljen e 60 drunjve të rinj ka filluar fushata “Bëhu mik i Prishtinës”, që ka për qëllim shtimin e gjelbërimit në kryeqytet. Drunjtë e parë në kuadër të kësaj fushate u mbollën në lagjen “Ulpiana” dhe në rrugën “Luan Haradinaj”, të dhuruar nga OJQ “Sbunker”. Përmes donacioneve të qytetarëve dhe kompanive të ndryshme me drunj, Prishtina do të ndryshojë për të mirë, duke rritur hapësirat e gjelbëra në çdo lagje.

Të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të bëhen pjesë e fushatës, mund të drejtohen në [email protected].

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …