Me mesazhe paqeje e harmonie për njëri-tjetrin si dhe lutje për më shumë begati, besimtarët myslimanë po e falin namazin e Kurban Bajramit, në sheshin “Skëndërbej” në Tiranë. Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu, iu drejtua mbarë shqiptarëve me një urim ku tha se Kurban Bajrami është festë e sakrificës, ndërsa theksoi domosdoshmërinë e ndarjes së Kurbanit, me nevojtarët. Ndër të tjera Spahiu tha se festa e Kurban Bajramit është e lidhur ngushtë me kushtin e pestë të Islamit, Haxhin “Haxhinjt nga Shqipëria u janë bashkuar miliona haxhinjëve të ardhur nga vende të ndryshme të botës, të veshur me të bardha, pa dallim kombësie, shtresë shoqërore, të bashkuar vetëm për t’ju lutur Allahut të lartësuar për paqe dhe dashuri mes njerëzve, për të falur mëkatet, për t’u bërë prej njerëzve të sinqertë dhe të devotshëm”, tha ai
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …