Me moton “Lum Na”, në Mitrovicë filloi Green Festivali

Në parkun e qytetit të Mitrovicës, u hap Green Festivali, që këtë vit feston 14-vjetorin e tij. Në ceremoninë e hapjes morën pjesë shumë përfaqësues institucionalë, përfshirë kryetarin e komunës, z. Bedri Hamza, i cili bëri hapjen zyrtare të festivalit.

Në fjalimin e tij, kryetari Hamza theksoi se Mitrovica nuk është vetëm një minierë ari, por një qendër e rëndësishme e kulturës, emancipimit, muzikës dhe bashkëjetesës ndëretnike.

Ai vlerësoi trashëgiminë kulturore dhe njerëzit e saj si thesarin më të madh të qytetit dhe theksoi rëndësinë e artit në planin e tij për zhvillimin e industrive kreative, të cilat ndikojnë në zhvillimin ekonomik dhe krijimin e mundësive për të rinjtë.

Edicioni i sivjetëm i Green Festivalit, i cili do të zgjasë për pesë ditë, synon të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e lumenjve në mbajtjen e ekosistemeve të shëndetshme dhe të nxjerrë në pah rolin e tyre të pazëvendësueshëm në jetën e përditshme.

Festivali do të ofrojë një program të pasur me performanca nga artistë të shumtë, duke kontribuar në shpërndarjen e mesazheve të rëndësishme për mjedisin dhe kulturën.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …