Ish-komanda e Batalionit të II-të të Brigadës 162 “Agim Bajrami” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me rastin e 20 vjetorit të nisjes së Njësitit të Kaçanikut, për Tropojë të Shqipërisë për stërvitje ushtarake dhe furnizim me armatim, me moton “Shtigjeve të lirisë, njësiti për Tropojë – korrik 1998”, organizon marshuten dy ditore. Nisja e grupit të do të bëhet të premten më 20 korrik nga Varrezat e Dëshmorëve, ndërsa kthimi i grupit do të ndodhë të shtunën më 21 korrik, ditë kjo në të cilën do të takohen të gjithë bashkëluftëtarët e Zonës Operative të Nerodimes në ambientet e Shkollës së Mesme të Ultë “Skënderbeu” në Jezerc të Ferizajt duke filluar nga ora 19:00.
