Me mua s mund të luhet, nuk i besoj kësaj gjykate, deklaroi dëshmitari, Ismet Tara në Gjykatën Speciale, në Hagë

Me shumë tensione e përplasje u mbajt  seanca në Gjykatën Speciale të Hagës, pasi Komandanti, Ismet Tara, në fillim ka paraqiti  një kërkesë. Që Prokuroria e Speciale ta publikojë një dokument, për të cilin ka thënë se ia ka rrezikuar jetën familjes së tij. Përgjigjet i kam dhënë në vitin 2019, dhe u  qëndroj prapa. Pa u shqyrtuar ky dokument unë nuk flas. Unë do të flas pas shqyrtimit të këtij problemi tim, pasi ka rrezikuar nderin tim kombëtar, dhe familjen time 10-anëtarëshe. Do t’i dëgjoni të gjitha përgjigjet, pas shqyrtimit të këtij problemi”, ka thënë dëshmitari Tara para trupit gjykues, në Hagë. Ai i ka quajtur kriminelë, hetuesit të cilët e kanë intervistuar në vitin 2019. Dokumenti është nënshkruar prej intervistuesve të mi, pa dijeninë time, pa më njoftuar. Më kanë paraqitur si tradhtarë të Kosovës, ky është dokument që kurrë nuk ma keni paraqitur. Nuk ma keni dhënë as numrin, dhe kam dyshuar se ky dokument është humbur, nëse nuk paraqitet para meje. Nuk jam këtu për  lojë, kam bërë luftë çlirimtare për popullin tim. Nuk kam lojë, nuk i frikësohem askujt”, ka thënë dëshmitari, luftëtari  i lirisë, Ismet Tara.

Kontrolloni gjithashtu

Ukraina nuk do të marrë pjesë në bisedimet e kësaj jave mes SHBA-së dhe Rusisë në Arabinë Saudite për përfundimin e luftës

Kryetari i Ukrainas Vladimir Zelensky ka vlerësuar rezistencën dhe heroizmin e ukrainasve në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia

Udhëheqësi ukrainas, Vladimir  Zelensky ka vlerësuar rezistencën dhe heroizmin e vendit të tij sot në …