leoni

Me nderime u varros Sabedin Kryeziu, i zhdukur në Masakrën e Kralanit

Sot, në fshatin Mleqan të Komunës së Malishevës, u mbajt ceremonia e varrimit të Sabedin Kadri Kryeziut (15.06.1985-04.04.1999), i cili u gjet dhe u identifikua pas 26 vitesh. Ai ishte rrëmbyer me forcë nga forcat serbe në prill të vitit 1999, gjatë Masakrës së Kralanit.

Para varrimit, në shkollën e fshatit u mbajtën homazhe në nderim të tij. Sabedin Kryeziu është njëri nga tre personat e zhdukur nga Komuna e Malishevës, të cilët u identifikuan përmes analizave të ADN-së, ndërsa vazhdojnë të jenë të zhdukur edhe dhjetëra qytetarët të tjerë të Malishevës.

Në homazhe dhe në ceremoninë e varrimit morën pjesë një numër i madh qytetarësh, përfaqësues të institucioneve lokale dhe qendrore, përfshirë Kryetarin e Komunës së Malishevës, z.Ekrem Kastrati, nënkryetarin Vesel Krasniqi, zyrtarë të shoqatës për të pagjeturit “Kujtesa”, klerikë fetarë dhe të tjerë.

Të vrarët dhe të zhdukurit gjatë luftës janë dëshmia më e dhimbshme e gjenocidit dhe dhunës së ushtruar nga shteti serb ndaj popullit të Kosovës.

Ceremonitë e varrimit për tre martirët nga Komuna e Malishevës, mbahen nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës z. Ekrem Kastrati.

Kontrolloni gjithashtu

Samir Shahini është emëruar Drejtor i ri i Arsimit në Kryeqytet!

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama përmes një postimi në facebook, ka njoftuar se ka emëruar …