Me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake, i është dhënë lamtumira e fundit babait të kryeministrit të vendit, Hilmi Haradinajt. Ai ka vdekur të shtunën pas mesnate nga një sëmundje e rëndë. Të pranishëm në varrimin e të ndjerit ishin figura dhe personalitete të shumta politike nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia. Kryeministri Haradinaj me këtë rast tha se babai i tij, Hilmiu arriti që në kohëra të vështira për Kosovën të krijojë njerëz që e duan dhe e mbrojnë lirinë e vendit, dhe si i tillë, ai la porosi që një gjë e tillë të vazhdojë edhe më tutje. Ndryshe, Hilmi Haradinaj lindi në Gllogjan të Deçanit, ai ishte prind i dhjetë fëmijëve, shtatë djemëve e tri vajzave. Gjatë jetës së tij ai ishte përballur me plot vuajtje. Hilmi Haradinajt, iu vranë dy djemtë e tij në luftën e fundit në Kosovë. Luani dhe Shkelzeni, ishin dy dëshmorët e kombit, që vdiqën në luftë. Edhe një fëmijë tjetër i është vrarë pasluftës, Enveri, rast ky ende i pazbardhur. Hilmi Haradinaj, së bashku me djemtë: Ramushin, Luanin, Shkelzenin, Dautin dhe Enverin, kishin qenë të angazhuar në lirimin e Kosovës, nga regjimi serb.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …