Sot në Bruksel do të jetë takimi i radhës ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe me ndërmjetësimin e emisarit special të Bashkimit Evropian për dialogun Mirosllav Lajçak. Ky i fundit ka thënë se në takimin e sotëm temë diskutimi do të jenë pretendimet financiare dhe aranzhimet për komunitetin jo shumicë. Sipas tij, Hoti dhe Vuçiq kanë rënë dakord që ekipi negociator të ndjekë këto tema. Takimi i sotëm në Bruksel ka ngjallë diskutime të ashpra në Kosovë. Mundësia e riaktualizimit të asociacionit serb në dialogun me Serbinë konsiderohet e rrezikshme nga presidenti, opozita dhe shoqëria civile. Ndërkohë, kryetari Thaçi kërkoi nga Kuvendi përmes rezolutës t’i ndalojë të negociojë për çështje të brendshme të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …