leoni

Më në fund janë zgjidhur problemet pronësore në lagjen Veliu në Polac të Skenderajt

Më në fund janë zgjidhur problemet pronësore në lagjen Veliu në Polac të komunës së Skenderajt, të cilat kanë bërë që të pengohet shtrirja e gypit të kanalizimit për këtë lagje dhe lagjen Kodra të Prekazit të Poshtëm për vite me radhë. Siç ka njoftuar kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ky projekt do të realizohet për të vazhduar edhe me projekte të tjera publike:

“Pas problemeve pronësore disavjeçare, më në fund po i japim zgjidhje problemit me shtrirjen e gypit të kanalizimit në lagjen Veliu në Polac, si domosdoshmëri e rregullimit të plotë të infrastrukturës për banorët e kësaj lagje, për të vazhduar më radhë edhe në lagje të tjera sipas prioriteteve” ka thënë kryetari Nura.

May be an image of 3 people and grass

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …