Me rastin e 20 vjetorit të masakrës së Poklekut të Drenasit, ku në mënyrë barbare u vranë, masakruan dhe dogjën 53 civil të paarmatosur nga forcat policore e ushtarake serbe, më 17 prill 2019 do të mbahen këto aktivitete: Në orën 09:00 deri 10:30 do të bëhen homazhe në Kompleksin Memorial në fshatin Poklek. Në orën 12:00 në hollin e Teatrit Kombëtar të Kosovës, në Prishtinë, do të jetë e hapur ekspozita me fotografitë e të rënëve, ndërsa në 12:30, do të mbahet Akademi përkujtimore.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …