Në 70-vjetorin e rënies së atdhetarit, Rifat Berisha dhe bashkëluftëtarëve të tij të afërm Mustafë Berisha, Brahim Berisha dhe Islam Berisha sot në Teatrin Kombëtar të Kosovës, nën përkujdesjen e kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi, ështe mbajtur Akademi përkujtimore. Me një fjalë rasti Thaqi e lartësoi figurën e veprimtarit duke treguar edhe funksionet e tij, dhe rolin e tij në periudha të ndryshme në histori sidomos në Konferencën e Bujanit. Rezistenca e tyre u shua vetëm me gjak, ai nuk u thye asnjëherë nga Beogradi. Ai nuk u dorëzua i gjallë para OZN-ës. Ai u përjetësua në altarin e lirisë me qëndresën heroike. U desht që të çlirohet Kosova që kjo figurë të përkujtohet ashtu siç e meriton, tha ndër të tjera Thaqi në fjalimin e tij. Muamer Berisha e pranoi Dekoratën presidenciale dhe tha se ndihet i lumtur për jetën dhe veprën e babit të tij. I cili në moshën 39 vjeçare dhe jetën për të jetuar ne të tjerët. Zëvendëministri i Ministrisë së Mbrojtjës Agim Çeku, tha se në këtë 70 vjetor ne kujtojmë se veprimtaria e Rifatit ishte betejë që do të kurorëzohej me sukses. Jo rastësisht ne vendosëm Shtabin e Përgjithshëm,i cili qëndroi sikur Rifat Berisha. Historiani Nuri Bexheti tregoi se Rifat Berisha nuk njohu gjeografinë kombëtare sa i përket veprimtarisë për çështje të kombit e atdheut. Rifati në vitet e jetës së tij kishte shumë funksione të larta politike gjatë gjithë jetës së tij. Në fund u shfaq një program artistik.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …