Nën organizimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe Shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së është kujtuar sot me një Akademi përkujtimore dëshmori i kombit Pal Paluca. Ai është përkujtuar në shënim të 20 vjetorit të rënies heroike të tij në altarin e lirisë. Akademia është mbajtur sot në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha”, në orën 12:00 në Prizren.
