Në 20 vjetorin e rënies së heronjve të kombit, Xhemajl Fetahaj e Milazim Shala sot në Teatrin Kombëtar nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj është mbajtur Akademi përkujtimore.
Kryetari i vendit, Hashim Thaçi, në këtë 20 vjetor të përkujtimit të dëshmorëve, Xhemajl Fetahaj e Milazim Shala kujtoi jetën dhe veprimtarinë e dëshmorit Fetahaj, që nga burgosja e parë, pastaj migrimin, deri në kyçjen në UÇK. Liria kishte çmim të lartë, kurse projekti me madhor është UÇK-ja. Për dy dekada Kosova ka bërë progres të jashtëzakonshëm, por edhe është përballur me sfida në rrafshin ndërkombëtar. Sa më shumë që kalon koha aq më shumë po dalin në pah vlerat e UCK-së, theksoi Thaçi.
Kryeministri Haradinaj tha se luftëtarët e Brigadës 138 “Agim Ramadani”, i dhanë një dimension tjetër luftës sonë çlirimtare. Familja Fetahaj nga Raushiqi ka një traditë atdhetarie, Xhemajli me vëllezër ishte në vija të fronteve në Kosovë. Inteziteti i luftimeve ishe shumë i madh. Që ne fillim të viteve 1998 luftëtarë çlirimtar ishin përball forcave kriminele serbe. Unë jam i bindur se do të dimë të ecim rrugës së heronjve tha ai.
Në emër të Brigadës, 138 ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha evokoi kujtime nga lufta e lavdishme në Koshare dhe kontributin madhor i dëshmorit Xhemajl Fetahaj e Milazim Shala. Ajo betejë filloi me 9 prill dhe përfundoi me 14 qershor 1999. Në luftë ishin të radhitur djemtë më të mirë të kombit. Rreth 3 mijë luftëtarë çlirimtarë ishin përballë 15 mijë ushtarëve të armikut. Përkundër luftimeve të pandërprera nuk kishte tërheqje të forcave tona. Rënia dhe kalimi në përjetësi bartin një porosi e cila nuk e humb rëndësinë që ne duhet ta kujtojmë kur gjendemi para sfidave të ndryshme. Shqiptarët duhet mendojnë shqip për vete kishte porositur Dëshmori Xhemajl Fetahaj., tha ministri Berisha.
Në emër të familjeve Erza Xhemajl Fetahaj, para të pranishmëve tha se që nga viti 2013 kur kanë filluar të mbahen Akademinë për babin tim Xhemajl Fetahaj gjithmonë është spekuluar më veprimtarinë e Tij. Na ka rastisur të dëgjojmë të dhëna të pavërteta për prindin. U bëjë me dije se babi im ishte themelues i UÇK-së. Ai nuk ishte pjesë e asnjë partie siç ishte thënë sa e sa herë kjo e pavërtetë. Ne do të rritemi me shembullin e heronjve të kombit tha në fjalën e saj Erza Fetahaj. Akademia u përmbyll me një program kulturor.