Më një Akademi përkujtimore, komuna e Klinës ka shënuar sot ditën e të zhdukurve, ditë kjo kur 20 vjet më parë forcat serbe dëbuan dhunshëm qindra qytetarë nga shtëpitë e tyre, e dhjetëra nga ta, për t’i zhdukur pa gjurmë. Në këtë tubim u kërkua që institucionet e vendit dhe ato ndërkombëtare të ushtrojnë presion ndaj Serbisë, që të zbardhet fati i të pagjeturve. Kryeministri Haradinaj, tha se kujtimi për ta dëshmon respektin dhe nderimin për sakrificën më sublime të njerëzve që ishin në shërbim të vendit. Ai u shpreh se është koha që të gjithë martirët e Kosovës të trajtohen si kategori e lirisë së vendit. Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj, tha tubimi i sotëm ka një simbolikë të veçantë, pasi siç tha ai, me dhembjen dhe krenarinë e qytetarëve të Klinës bashëndjen i gjithë populli i Kosovës. Në emër të familjeve të të zhdukurve, Nexhmije Gashi, tha se Klina sot i bëri 20 vjet dhembje, pasi në fshatin Kralan të Gjakovës, kanë marrë me vete 87 qytetarë të Klinës, të cilët i kishin ndarë nga popullata dhe nga atëherë asgjë më nuk dihet për fatin e tyre.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …