Në trevjetorin e ndarjes nga jeta të Adem Demaçit, Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës mbajti aktivitete përuruese dhe përkujtimore për Viganin e kombit, i cili më 26 korrik të vitit 2018, u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare Kryetari i Shoqatës së të Burgosurve Politikë, Hydajet Hyseni e shpalli të hapur akademinë fillimisht me një minutë heshtje për viktimat e aksidentit në Kroaci. Z. Hyseni tha se në këtë tre përvjetor të bacës jemi bashkë ashtu siç donte baca, Adem Demaçi. Ora e tij historike ecte 30 orë para tjerëve. Sot jemi këtu për të përuruar librin “Burgjet e mia, fati im i madh”, tha profesor Zymer Neziri, i cili lexoi pjesë nga libri që u përurua sot. Qëndresa, heroizmi dhe sakrifica e Adem Demaçit janë të njohura për të gjithë. Ai ishte kundër padrejtësive qe iu bëheshin shqiptarëve kudo në trojet shqiptare. Letrën e autorit të librit, Bardhyl Selimi djali i Vezire Selimit, që ishte mësuese e Adem Demaçit, e lexoi prof. Zymer Neziri. Bardhyli në këtë letër kishte shkruar për rëndësinë e librave të bacës Adem Demaçi. Për librin, “Burgjet e mia, fati im i madh”, folën edhe disa të pranishëm të tjerë në këtë Akademi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …