Më një Akademi përkujtimore sot është kujtuar komandanti i UÇK-së, Shemsi Ahmeti dhe bashkëluftëraret e tij

Më një Akademi përkujtimore sot është kujtuar komandanti i UÇK-së, Shemsi Ahmeti dhe bashkëluftëraret e tij dëshmorë

Nën patronatin e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli sot në Teatrin Kombëtar në Prishtinë u mbajt Akademi përkujtimore kushtuar heroit të Kosovës, komandantit të Njësisë Speciale të UÇK-së në Zonën Operative të Shalës, Shemsi Ahmeti si dhe dëshmorëve të tjerë të Brigadës 141 “Mehë Uka” të renë në betejën e Majdanit dhe Melenicës. Në fjalën e tij Veseli tha se është nderim i madh që sot e mbajmë këtë Akademi për faktin se kjo Epope është një nga me të lavdishmet në luftën e UÇK-së. Beteja e Majdanit në Melenicë është një dëshmi e sakrificës për liri. Në këtë betejë ka renë komandanti më i shquar në ZOSH, Shemsi Ahmeti më shokët më të shquar të idealit. Ata ranë por Kosova u bë e lirë , shtet i pavarur dhe sovran. Ashtu siç thoshte Fishta sa të nxehë dielli e hëna do të ekzistojë shteti i lirë dhe i pavarur i Kosovës, tha ai.

Ndërsa kryetari Thaci në fjalën e tij tha sot është një ditë e veçantë jo vetëm për Shalën dhe Mitrovicën por edhe për Kosovën duke i nderuar dëshmoret e Brigadës 141 “Mehë Uka” i nderojmë të gjithë luftëtarët e lirisë, të gjithë të rënët. Sot atë luftë e nderon shteti i Kosovës, sepse  jemi të bashkuar për t’i respektuar vlerat e luftës së lavdishme të UÇK-së, vetëm kështu do të jemi të sigurt në rrugën euroatlantike. Duke vlerësuar lartë jetën dhe veprën e lartë të dëshmoreve duke i respektuar përgjesitë e mia kushtetuese dhe ligjore dëshmorët: Ahmet Haxha, Asllan Cimili, Enver Musa, Esat Meholli, Qazim Cimili, Sokol Preteni, Shemi Istrefi dhe Xhemijl Haxha i nderojë më urdhrin hero të  Kosovës në nderim të sakrificës së tyre sublime për lirinë e  Kosovës, tha ai.

Ish komandanti i Brigadës 141 “Mehë Uka”  Hysni Ahmeti tha Zona Operativa e Shalës i ka pas dy Brigada edhe katër Batalione që i ishte shtrirë në shumicën e fshatrave të Mitrovicës dhe ka zhvilluar shumë beteja e sulme ndaj si dhe kanë renë rreth 70 dëshmor. Por beteja e Majdanit të Melenicës ka qenë ndër më të rëndësishme sepse ka zgjatur rreth 40 ditë dhe luftimet janë zhvilluar në afërsi me armikun.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …