Partia Socialdemokrate, ka kritikuar ashpër veprimet e qeverisë dhe të kryeministrit Albin Kurti në një aksion simbolik të mbajtur afër urës kryesore të Ibrit në Mitrovicë. Aktivistët e PSD-së shpalosën një baner që përshkruante se udhëheqja e Albin Kurtit po çon në autonomi ose izolim të Kosovës. Në reagimin ndaj kësaj proteste, eksperti i sigurisë Drizan Shala theksoi se ky aksion ka një kosto për sigurinë e vendit dhe e përshkroi protestën si një shërbim të padëshiruar për Serbinë. Edhe aktivisti i PSD-së, Frashër Krasniqi, ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës për veprimet e saj në veriun e vendit. Qeveria Kurti ka treguar tendenca që nga fillimi për të krijuar konflikte në komunat veriore. Prej fillimit nuk ka pasur një projekt për të synuar paqen me Serbinë, por ka qenë një dëshirë për të ndodhur krizë. Çdo veprim i Qeverisë ka ofruar justifikim për narrativin serb, duke pretenduar se serbët lokalë po terrorizohen nga Kosova, tha Frashër Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …