Më një ceremoni Akademia e Kosovës për Siguri Publike sot shënon 20 vjetorin e themelimit të saj

Më një ceremoni Akademia e Kosovës për Siguri Publike sot shënon 20 vjetorin e themelimit të saj

Akademia e Kosovës për Siguri Publike sot shënon 20 vjetorin e themelimit. Në këtë ngjarje do të marrin pjesë ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, zëvendës udhëheqës i Misionit në Kosovë të OSBE-së, Kilian Wahl, menaxhere e programit të ICITAP në Kosovë, Kimberly Riffe, si dhe udhëheqës të institucioneve të sigurisë publike, drejtor të përgjithshëm të Agjencive të Sigurisë Publike. Në ceremoninë e shënimit të njëzet vjetorit të themelimit të Akademisë do të marrë pjesë edhe drejtori i parë i Akademisë atëherë Shkolla e Shërbimit Policor të Kosovës, Steve Bennett, si dhe udhëheqësit e Akademisë gjatë viteve në vijim. Më këtë rast do të ndahen mirënjohje për themeluesit dhe përkrahësit e Akademisë OSBE – Misionit në Kosovë dhe Programit të ICITAP në Kosovë, si dhe ish udhëheqësve të Akademisë. Ceremonia fillon ora 10:45 dhe mbahet në katin përdhese të Qendrës Mësimore “Steve Bennett” në AKSP, në Vushtrri.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …