Më një ceremoni përkujtimore në Opterushë të Rahovecit sot janë kujtuar martirët dhe dëshmorët e rënët 20 vjet më parë

Më një ceremoni përkujtimore në Opterushë të Rahovecit sot janë kujtuar të rënët 20 vjet më parë nga ky fshat

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka marr pjesë sot në ceremoninë përkujtimore, të të rënëve në Opterushë. 20 vjet më parë. Ai ka thënë se i kujtojmë me përulje të thellë të gjithë ata që sakrifikuan jetën për Atdheun e tyre. “Në një ceremoni përkujtimore, sot kujtuam e nderuam dëshmorët si dhe njerëzit e parmatosur që u viktimizuan në masakrën që bëri pushtuesi serb në Opterushë. 20 vjet më parë, mizorisht e në një luftë të pabarabartë ranë martirë e dëshmorë nga ky fshat, ku nga ta 4 janë të pagjetur! I kujtojmë me përulje të thellë të gjithë ata që sakrifikuan jetën për Atdheun e tyre!”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …