Sot në një ceremoni rasti do të bëhet zbulimi i shtatores së komandantit legjendar Adem Jashari, në Fushë Kosovë. Ceremonia do të mbahet në parkun e qytetit saktësisht në rrugën ” Nëna Terezë”, duke filluar në orën 14.00. Kjo ngjarje organizohet duke kujtuar rëndësinë e datës 28 Nëntor për kombin shqiptar.
