Me një seancë solemne në Kuvendin Komunal dhe nderime pranë shtatorëve të dëshmorëve Deçani e shënon “Ditën e Çlirimit”

Me një seancë solemne dhe më nderime pranë shtatorëve të dëshmorëve Deçani e shënon “Ditën e Çlirimit”

Kuvendi Komunal i Deçanit me një seancë solemne ka shënuar sot “Ditën e Çlirimit”, ku është kujtuar sakrifica e dëshmorëve të kombit, të rënë për liri e pavarësi të Kosovës. Kryetari i kësaj komune Bashkim Ramosaj, duke kujtuar të kaluarën e shenjtë të këtij vendi, tha se komuna që ai udhëheq ka dhënë shumë heronj për çlirimin e Kosovës. Duke folur për sakrificën e heronjve, ai theksoi se Deçani është prej vendeve me dhembje të mëdha. Gjatë ditës u bënë homazhe dhe u vendosën kurora lule pranë përmendores së dëshmorëve, shtatores së Luan Haradinaj, Mentor A. Tolaj, Bekë Riza e Sali Çekaj.

Kontrolloni gjithashtu

Përplasje verbale në Kuvendin e Prishtinës për Planin Zhvillimor Komunal 2025–2033

Një përplasje verbale ka ndodhur sot në Kuvendin Komunal të Prishtinës ndërmjet ish-nënkryetarit Dardan Sejdiu …