Me rastin e përvjetorit të 20-të të masakrës së Krushës së Madhe të bërë nga forcat serbe me 26 mars të vitit 1999, me 26 mars, 2019 do të mbahet tubim përkujtimor dhe një varg aktivitetesh përkujtimore sipas kësaj agjende:
Më 24 mars 2019 në orën 11:00 bëhet dhurimi vullnetar i gjakut në QMF “Dr. Fahredin Hoti”, me moton “GJAKU I LIRISË”.
Më 25 mars 2019 në orën 08:00 bëhet mbjellja e drunjve dekorativ në fshat me moton “NJË FIDAN NJË KUJTIM” 241 drunj! Në orën 18:00 shfaqet filmi dokumentar “DËSHMITË E HESHTURA” të producentit Prof.Dr. Nusret Pllana, me skenar dhe regji të Luan Kryeziut në Shtepinë e Kulturës “Xhemali Berisha” në Prizren.
Më 26 mars 2019 në orën 09:00 hapet ekspozita e masakrës së Krushës në Qendrën Rinore, e autorit Prof. Kadri Devolla. Në orën 11:00 mbahet TBIMI PËRKUJTIMOR në Kompleksin Memorial në Krushë të Madhe. Ndërsa në orën 17:00 mbahet Akademi Përkujtimore në Shtëpinë e Kulturës “Muhamet Malsori” në Krushë të Madhe.