Termeti ne Shqiperi

Me nxjerrjen nga rrënojat edhe të tre trupave të tjerë, në Thumanë, ka shkuar në 37 numri i të vdekurve nga pasojat e tërmetit

Me nxjerrën nga rrënojat edhe të tre trupave të tjerë në Thumanë, ka shkuar në 37 numri i të vdekurve nga pasojat e tërmetit. Ministria e Mbrojtjes bën me dije se operacionet e kërkim-shpëtimin janë ndërprerë, pasi nuk ka informacion nësa ka akoma persona nën rrënoja. Ndërkohë Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama,  ka deklaruar se në ditët në vijim do të duhej një unitet më i madh kur do të dalin plagët edhe më të mëdha. Rama në mbledhjen e Qeverisë, falënderoi të gjithë ata që kanë kontribuar e po kontribuojnë pas tërmetit në Shqipëri, duke thënë se do të menaxhojnë në mënyrë të rregullt çdo cent që japin. Ai ka lutur të gjithë ata të cilët nisen për të ndihmuar Shqipërinë, që të drejtohen te Ministria e Brendshme, për të ndihmuar në këtë mënyrë një shpërndarje sa më të mirë të këtyre ndihmave.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …