leoni

Me Orën e madhe letrare u përkujtua jeta dhe vepra e publicistit Ramadan Musliu

Në Viti është mbajtur sot ora letrare “Metamorfoza e vjeshtës” , në një vjetorin e ndarjes nga jeta të publicistit dhe kritikut letrar Ramadan Musliu. Në orën letrare, morrën pjesë poet, krijues e shkrimtarë nga të gjitha trevat shqiptare, me që rast u përkujtua edhe jeta dhe vepra publicistike e Ramadan Musliut. Manifestimi letrar, u hap me një minutë heshtje, ndërsa në emër të këshillit organizativ, Zymrije Salihu e shpalosi biografinë jetësore e letrare të Ramadan Musliut. Kurse me një fjalë rasti të pranishmit i përshëndeti kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti. Të pranishmit i përshëndeti edhe kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve të Vitisë, Sabit Alidema. Gjithashtu, u promovua libri “Na mungon e vjen si stina e bukur” nga Petrit Palushi e Feri Arifi. Në këtë orë të madhe letrare, u lexuan 40 poezi të poetëve pjesmarrës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …