Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka shkarkuar nga detyra drejtuesin e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, Fehmi Petkun. Vendimi për shkarkimi e tij është dhënë, pasi nuk ka kaluar dot Vetingun. Gjate seancës Komisioni e akuzoi atë se kishte fshehur pasurinë, kishte kryer deklarim të rremë dhe kishte kontakte të papërshtatshme. Por, në atë përballje gjyqtari nuk i pranoi këto pretendime, duke thënë se ato janë të pasakta, si për pasurinë, ashtu edhe për dy kriteret e tjera. Gjyqtari i korruptuar Fehmi Petku shpjegoi më tej se familja e tij ishte persekutuar politikisht dhe ishte internuar në kohën e Enverit, por së bashku me familjen ishte detyruar të punonte në punë të vështira, në miniera e ndërtim. “Si punë të rënda, ato paguheshin më mirë dhe të ardhurat e familjes në atë kohë ishin nga 35 deri në 40 mijë lekë në muaj”. Sipas tij, me këto të ardhura mund të bliheshin troje dhe të ndërtohej. I pyetur për prejardhjen e pasurisë ai arsyetohet se me paratë e fituara në kohën e Enverit, edhe pse i përndjekur politik, kishte blerë tri banesa e shumë prona të tjera.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …