leoni

Me përfundimin e paraqitjes së dëshmitarit të 15-të në Gjykatën Speciale, përfunduan seancat për këtë muaj në gjyqin kundër krerëve të UÇK-së

Me përfundimin e paraqitjes së dëshmitarit të 15-të në Gjykatën Speciale, përfunduan seancat për këtë muaj në gjyqin kundër krerëve të UÇK-së

Me përfundimin e dëshmisë së dëshmitarit të 15-të  në seancën e sotme që u mbajt në  Gjykatën Speciale, në Hagë, gjykimi kundër krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit do të  vazhdojë më 14 gusht 2023. Dëshmitari i koduar është paraqitur  përmes video-lidhjes. Pasi ekipet e mbrojtjes nuk kanë pasur pyetje për këtë dëshmitar, seanca ka vazhduar me pyetjet e trupit gjykues. Një pjesë e shkurtë e deklarimit të tij ka qenë në seancë publike por që ka qenë e pamundur të kuptohen plotësisht deklarimet e dëshmitarit. Në këto rrethana, dëshmia e tij ka përfunduar dhe se gjykimi për këtë çështje gjyqësore do të rifillojë  më 14 gusht, pas pushimit të Gjykatës Speciale, me dëshmitarët e radhës. Kryetari i trupit gjykues, gjykatësi, Charles Smith paraprakisht kishte treguar  se të akuzuarit kanë hequr dorë nga prania e tyre në sallë  dhe seancën e kanë përcjellë përmes video-lidhjeve.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …