Delegacione të udhëhequra nga kreu i BDI-së, deputetë, ministra, kryetarë komunash, funksionarë shtetëror e lokal, institucione arsimore-shkencore, forume e OJQ, vendosën lule te Qendra Përkujtimore “Nëna shqiptare” në Zajas. Me këtë rast, nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Rafis Aliti, foli për rëndësinë e madhe të kësaj feste kombëtare të shqiptarëve, për të cilën kanë sakrifikuar ndër vite e mote shumë gjenerata. Ai tha se Flamuri Kombëtar, është simbol i unifikimit të qenies shqiptare, andaj në këtë ditë meritojnë nderim të gjithë të rënët për Atdhe e Flamur. Më pas u mbajt një minutë heshtje për qindra të rënët e këtij rajoni në Luftërat Ballkanike, më se një shekull më parë, në nderim të të cilëve, dy vjet më parë u ngrit Qendra Përkujtimore “Nëna shqiptare” në Zajas të Kërçovës.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami kërkon reagim të drejtësisë ndaj bllokimit të punimeve publike në sheshin “Xhorxh Bush”
Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve të drejtësisë ndaj, …