Me përplasje dhe akuzave në mes pozitës dhe opozitës është zhvilluar mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në të cilën ishte i intervistuar ish-sekretari i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Behar Isma. Deri te përplasja erdhi pas pyetjes së deputetit nga partia në pushtet, Haxhi Avdyli, i cili ka pyetur për konkursin e vitit 2011, në të cilin sipas tij, kishte shkelje ligjore. Behar Isma ka deklaruar se konkursi i vitit në fjalë ku janë punësuar disa diplomatë nga ministria e udhëhequr në atë kohë nga ish-ministri, Enver Hoxhaj, nga Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës, është konstatuar se ata nuk janë pranuar në bazë të ligjit për shërbimet e jashtme dhe ligjit për shërbimin civil. Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës ka vlerësuar si kundërligjore këto sistemime edhe në shumë raste.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …