Asociacioni i Komunave të Kosovës ka reaguar lidhur me Projektligjin për Pagat, të cilin e ka publikuar Qeveria

Me pranimin e propozimit evropian për zgjidhjen e çështjes së Kosovës pranohet edhe Asociacioni

Asociacioni i Komunave Serbe të Kosovës  është pjesë e marrëveshjes në mes të Prishtinës dhe Beogradit dhe me pranimin e propozimit evropian për zgjidhjen e çështjes së Kosovës pranohet automatikisht edhe Asociacioni, ka thënë një zyrtar i lartë i BE-së, në kushte anonimiteti. Ai ka shtuar edhe faktin se pranimi i atij propozimi do të thotë njohje “de facto” e Kosovës. Nga Brukseli thonë se nga të dyja palët, Kosova dhe Serbia, ka sinjale të forta se propozimi i BE-së do të pranohet si në deklarata publike ashtu edhe në biseda me zyrtarë të BE-së. Zyrtari anonim  shtoi se është një marrëveshje bazë, e cila është aq gjithëpërfshirëse, saqë e afron atë me të ashtuquajturën “marrëveshje gjithëpërfshirëse juridikisht obligative për normalizimin e marrëdhënieve mes dy palëve”. Pranimi i propozimit evropian është i rëndësishëm sepse do të çojë në një ndryshim në të gjithë disponimin në rajon, do të çojë në projekte dhe investime të reja, do të rrisë ndihmën financiare dhe do të çojë në siguri dhe parashikueshmëri më të madhe, u tha gazetarëve një zyrtar i lartë i BE-së.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli kritikon qasjen e LDK-së: Hezitimi për formimin e institucioneve është i gabuar

Hulumtuesi i KDI, Eugen Cakolli, ka kritikuar qëndrimin hezitues të LDK në raport me formimin …