Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Miroslav Lajçak, pritet të jetë përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë – Serbi, pas emërimit të diplomatit, Richard Grenell nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me këtë propozim të BE-së nuk pajtohet kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili deri më tani ka qenë njëri ndër protagonistët kryesorë të dialogut me Serbinë. Përderisa nga Qeveria e Kosovës nuk e kanë komentuar emërimin potencial të tij, njohësit e politikave evropiane po e shohin atë si të dobishëm në këtë proces. Në lidhje me emërimin e Lajçakut përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka diskutuar edhe me udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë. Ditë më par ish Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj ishte shprehur pro Lajçakut edhe pse sheti i tij Sllovakia nuk e ka pranuar pavarësinë e Kosovës dhe po e ndihmon Beogradin zyrtar në tërheqjen e shteteve nga njohja e pavarësisë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …