leoni

Me qindra dosje që tregojnë sesi kompania e taksive Uber ka korruptuar politikanët kryesorë të arenës ndërkombëtare

Me qindra dosje që tregojnë sesi kompania e taksive Uber ka korruptuar politikanët kryesorë të arenës ndërkombëtare

Me qindra dosje që tregojnë sesi kompania e taksive Uber ka korruptuar politikanët kryesorë të arenës ndërkombëtare dhe sesa larg ka shkuar kompania për të shmangur drejtësinë kanë rënë në duart e mediave. Informacionet e siguruara nga The Guardian tregojnë ndihmën e madhe që Uber u ka dhënë liderëve si Emmanuel Macron dhe ish-komisionerja e BE-së Neelie Kroes. Po ashtu, në dosjet e siguruara tregohet sesi ish-drejtuesi i kompanisë së taksive urdhëroi përdorimin e një mekanizmi që fshinte të dhënat në mënyrë arbitrare për të mbajtur policinë larg aksesimit të kompjuterëve. Megjithatë, Uber thotë se “ato vlera të së shkuarës nuk janë në një linjë me vlerat aktuale dhe se sot bëhet fjalë për një kompani tërësisht tjetër. Veç presidentit aktual të Francës Emmanuel Macron, në skandalin e Uber janë të përfshirë edhe emra si Joe Biden, atëherë  zëvendës president dhe Olaf Scholz, që në atë kohë ishte kryebashkiak i Hamburg-ut. Rrjedhja e informacionit për periudhën 5-vjeçare gjatë së cilës Uber drejtohej nga bashkëthemeluesi Travis Kalanick. Ky i fundit tentoi që ta fuste me zor shërbimin e taksive në qytete të ndryshme të botës, edhe pse duke shkelur ligjet dhe rregulloret e taksive në vendet përkatëse, raporton The Guardian.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …